Në festivalin "Këngë Jeho-Strugë 2015", pjesëmarrës edhe Zëri i Luginës" nga Bujanoci
Lokale

Në festivalin "Këngë Jeho-Strugë 2015", pjesëmarrës edhe Zëri i Luginës" nga Bujanoci

11.Aug.2015 10:04
0
Festivali i këngëve dhe valleve të përpunuara dhe të stilizuara "Këngë Jeho-Strugë 2015" e mbylli siparin me një fjalë rasti nga kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, i cili pasi faleminderoi organizatorët, artistët pjesëmarrës, publikun dhe në veçanti Artistin e Popullit Reshat Arbanën si dhe Ansamblin "Emin Duraku" nga Shkupi, që siç tha edhe vetë Ziadin Sela, paraqitja e "Emin Durakut" në skenë, "na la pa fjalë!".

Duke shpallur të mbyllur festivalin “Këngë Jeho-2015”, njëkohësisht duke paralajmëruar festivalin jubilar “Këngë Jeho-2016”, që shënon një çerek shekulli, Ziadin Sela shtoi se aktivitetet kulturore në kuadër të “Verës Kulturore Shqiptare në Strugë” do të vazhdojnë edhe me koncertin e anuluar gjatë ditëve të zisë në Tetovë, koncert që do të mbahet sot në qendër të qytetit, njëkohësisht duke falënderuar ministrin e Kulturës së Republikës së Kosovës, Kujtim Shalën, i cili nuk ka reshtur për të ndihmuar aktivitetet kulturore në Strugë. “Shprehë falënderimet e mia dhe të komunës së Strugës për ministrin e kulturës së Republikës së Kosovës, Kujtim Shala për ndihmesën e madhe për aktivitetet kulturore në Strugë, sepse ne jemi taksapagues që mbushim buxhetin e Maqedonisë, ndërsa për kulturë kemi “0” denar. Por, edhe me “0” denar, ne do të vazhdojmë të zhvillojmë aktivitetet kulturore për ta begatuar jetën kulturore në Strugë”-përfundoi Ziadin Sela.

Natën e tretë dhe të fundit të festivalit “Këngë Jeho-2015”, në skenë u ngjitën anëtarët e SHKA “Drita” nga Livadhia, me një kolazh vallesh me titull “Homazh për Artistin e Popullit Panajot Kanaçi”, i cili vite me radhë punoi në këtë SHKA, duke mbjellur frytet e pavdekshme të valles shqipe.
Më pas, në skenë u ngjit Pino Kakoza, kantautori arbëresh nga Shën Mitri i Kalabrisë, për të vazhduar me SHKA “Bajram Shabani” nga Kumanova, shoqëri që po ashtu ka rifilluar të këthehet në binarët e vjetra të saj, që dëshmoi edhe paraqitja e tyre në skenë.

Artisti i Popullit Reshat Arbana, gjatë paraqitjes së tij në skenë, deklamoi disa monologje me përmbajtje dhe mesazhe të forta të atdhedashurisë, dashurisë për gjuhën, kombin, flamurin, vargje që sugjerojnë moslargimin nga trojet dhe vatrat shekullore, si dhe vërejtjet për kultivimin e artit të mirfilltë shqiptar, duke mos lakmuar ndaj antivlerave, por duke vlerësuar dhe kultivuar vlera. Të gjitha këto monologje të Artistit të Popullit Reshat Arbana u mirëpritën dhe u duartrokitën nga publiku i pranishëm.

Pa dyshim se paraqitja e Ansamblit “Emin Duraku” nga Shkupi ishte ëmbëlsira e vërtetë për këtë mbrëmje përmbyllëse të festivalit :Këngë Jeho-Strugë 2015”. Artistët e këtij Ansambli, që stoliset me shumë e shumë çmime nga festivale të ndryshme ndërkombëtare, të veshur me kostume që paraqitnin një laramani fantastike kostumesh, me një elegancë vallëzimi që kalonte kufijtë e valles me dinamikën, lëvizjet, figurat që krijonin gjatë vallëzimit, harmoninë e disciplinën e lëvizjeve në skenë, mahnitën publikun dhe dëshmuan se meritojnë të quhen Ansambël!.

Vlen të theksohet se të gjitha shoqëritë dhe ansamblet pjesëmarrëse nga Drejtoria e festivalit, u nderuan me mirënjohje, duke pasur parasysh se festivali është me karakter revial.

Mirëpo, nga drejtoria nuk u anashkalua edhe vërejtja e jokorrektësisë dhe papërgjegjësisë së disa shoqërive, që përkundër konfirmimit të pjesëmarrjes, nuk u paraqitën në këtë festival, duke u arsyetuar se “anëtarët janë në dasma” ose arsyetime tjera të pajustifikueshme, duke theksuar se këtë mbrëmje munguan SHKA “Valët e Liqenit”-Ladorishtë-Strugë; SHKA “Namik Qamil” nga Bursa e Turqisë dhe SHKA “Shqiponja” nga Kaçaniku i Kosovës.
Mysafir të natës së tretë përmbyllëse pos Pino Kakocës, ishte edhe Artisti i Popullit Reshat Arbana.

Të theksojmë se në natën e dytë më 8 gusht u paraqiten: SHKA “Rrezet e Strugës”-Strugë; SHKA “Jahi Hasani”-Çegran-Gostivar; SHKA “Zëri i Luginës” – Bujanoc; SHKA “Tradita” nga Anamalasi-Mali i Zi dhe SHKA “Drita e Dervenit”-Shkup. Edhe këtë natë mysafir ishte kantautori arbëresh nga Shën Mitri i Kalabrisë, Pino Kakoza./kohanet/

Bujanoc: Përurohet krijimtaria letrare e shkrimtarit Mustafë Ismaili, i cili jeton në Kanada
Nehat Ramizi me vëllim të ri poetik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration